Teuta është mposhtur ditën e sotme nga Struga, në miqësoren e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut. Ky duel përfundoi me rezultatin 2-1 për vendasit.
Durrsakët shënuan me anë të Dejvi Bregut, i cili nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë, ndryshe nga se kishte bërë në ndeshjen e mëparshme kundër Llapit.
Gjithsesi Teuta sërish doli e mposhtur, pasi për Strugën shënoi mbrojtësi Bosancic dhe anësori Bunjamin Shabani, i cili ka luajtur në të shkuarën në Superiore me Partizanin.
Struga-Teuta 2-1
Shënues: Bosancic, Shabani/ Bregu (pen.) 29′
Teuta: Frashëri,Todorovksi,Hoxha, Arapi, Xhekson, Aleksi, Daja, E.Vila, L.Vila, Bregu, Seferi. (U aktivizuan: L. Beqja, Dragarski, Avdyli, Kotobelli, Zogaj, Jazxhi, Karabeci, Plaku, Gruda, Gorgiev, Krasniqi).