Miqësoret/ Teuta triumfon ndaj Kastriotit, mposhten Skënderbeu e Apolonia

schedule18:41 - 23 Shtator, 2020

schedule 18:41 - 23 Shtator, 2020

Janë luajtur sot katër sfida miqësore që kanë startuar në orën 16:00 në Shqipëri. Në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta ka mposhtur me rezultatin 1-0 ekipin e Kastriotit, falë një goli të sulmuesit shkodran, Rubin Hebaj, në minutën e 17-të të takimit.

https://www.facebook.com/OfficialTeutaKF/posts/10158751486904462

Gjithashtu, për Teutën u aktivizua dhe 23-vjeccari Silvio Zogaj, i cili mesa duket do të jetë futbollist i Teutës për sezonin e ardhshëm. Në takimet e tjera, Skënderbeu është mposhtur 1-2 nga skuadra e Besës, në Korçë. Golat për ekipin kavajas u shënuan nga Peqini dhe Kaina.

Bylis-Vllaznia u ndanë na barazim pa gola 0-0, ndërsa Elbasani ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 ekipin e Apolonisë./abcnews.a

https://www.facebook.com/vllazniaofficial/posts/3336944619715874

Bylisi-Vllaznia  0-0

Teuta-Kastrioti  1-0
Hebaj 17’

Skënderbeu-Besa  1-2
Peqini, Kaina

Elbasani-Apolonia  1-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!