Miqësoret vijojnë edhe në mesjavë. Tre prej ekipeve të Superiores kanë zgjedhur të luajnë sot. Kastrioti dhe Vllaznia përballen mes tyre në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, prej orës 14:00.
Kjo është ndeshja e dytë mes këtyre ekipeve. E para ishte ndërprerë për shkak një dëmtimi të rëndë që pësoi i riu Luis Gjini. Nga ekipet e elitës sot luan edhe Skënderbeu, kundër Turbinës.
Gjithashtu në program janë edhe dy sfida të tjera, Pogradeci-Devolli dhe Egnatia-Oriku. Në fundjavë Kategoria e Parë do të rikthehet, teksa shumica e ndeshjeve luhen të shtunën. /abcnews.al
Ora 14:00 | Kastrioti-Vllaznia
Ora 14:00 | Pogradeci-Devolli
Ora 14:30 | Turbina-Skënderbeu
Ora 14:30 | Egnatia-Oriku