TIRANË- Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për dy ndeshje miqësore në muajin qershor, përballë Izraelit më 3 qershor në orën 20:00 dhe Luksemburgut më 6 qershor, po në orën 20:00.
Të dyja takimet do të luhen në stadiumin “Air Albania”.
Trajneri Rolando Maran bëri publike listën e parë si tekniku i ri i kuqezinjve, duke grumbulluar 27 lojtarë për dy sfidat miqësore të muajit qershor.
Tekniku i Kombëtares në konferencë për mediat u shpreh se dy ndeshjet janë të rëndësishme dhe natyrisht ato do shërbejnë si “test” për objektivat e ardhshëm të kuqezinjve.
“Do kisha dashur të ishte më e gjatë kjo listë. Janë dy ndeshjet që janë të rëndësishme për përgatitjet e ndeshjeve në vazhdim. Kam punuar pak më mirë për të kuptuar se si është gjendja e lojtarëve. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme.”, tha ai.


