Jo vetëm “Legjionarët” e Kombëtares kanë mbyllur minifazën përgatitore para Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me “Pancerat” e Gjermanisë, që kanë mundur mbrëmjen e kësaj të premteje, “Helenët” e Greqisë, ndërsa “Tre Luanët” e Anglisë kanë shokuar çdokënd, duke u mundur minimalisht nga “Vikingët” e Islandës.
Kështu, në “Borussia-Park”, të Myncengladbahut, “Die Manschaft” ka fituar me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, sfidën e fundit miqësore. Fitorja erdhi me përmbysje, pasi fillimisht ishin grekët që morrën avantazhin me Masouras, në minutën e 34’-t, për t’i lënë më pas vendin golave, të Kai Havertz e Pascal Gross, në minutat 56’ e 89’ të sfidës, për të mbyllur kështu gjithçka me fitore.
Në krahun tjetër, “Tre Luanët” e Gareth Southgate kanë zhgënjyer jo pak, teksa janë mundur në sy të 90 mijë të pranishmëve, të “Ëembley” nga modestët e Islandës, falë vetëm një goli të shënuar nga Thorsteinsson, në minutën e 12’-të të pjesës së parë, duke zhgënjyer gjithashtu edhe me lojën e dobët e padinamkë, në fushën e blertë.
Tashmë skuadrat do të bëhen gati për sfidat e para, në rrugëtmet e tyre, në Euro 2024, me “Pancerat” e Gjermanisë, që do të ndeshen në sfidën hapëse të kompeticioni, më 14 qershor, ndaj Skocisë, ndërsa Angli do të përballet në sfidën e parë, me Serbinë, në mbrëmjen e 16 qershorit. /i.m /abcnews.al