Janë luajtur sot katër sfida miqësore me skuadrat shqiptare, të cilat nuk e kanë vazhduar kampionatin e ri futbollistik si shenjë proteste për t’iu plotësuar kërkesat e tyre. Bojkot, por futboll ka.
Partizani zbriti në fushë përballë Dinamos, në një derbi kryeqyteti të cilin të kuqtë e fituan me rezultatin 2-1, falë golave të Cardosos dhe Solomon.

Tirana është mposhtur nga ekipi fierak i Apolonisë me rezultatin e pastër 0-2, falë golave të Sota dhe Omeri. Besëlidhja dhe Kastrioti janë ndarë në barazim 1-1, me golat e Shaba dhe Nuriu, ndërsa Vora ka mposhtur me rezultatin 2-1 Besën e Kavajës. /abcnews.al
Partizani-Dinamo 2-1
Cardoso 11’, Solomon 79’ / D. Maranhao 82’
Tirana-Apolonia 0-2
Sota 65’, Omeri 82’
Besëlidhja-Kastrioti 1-1
Shaba 47’ / Nuriu 64’
Vora-Besa 2-1
Pogradeci-Maliqi 4-0
Balla, Kasa 2x, Topllari


