Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meteori shpërthen mbi SHBA/ NASA: Valë goditëse e barabartë me 300 ton eksplozivë u ndje në verilindje të vendit

schedule16:50 - 31 Maj, 2026

schedule 16:50 - 31 Maj, 2026

Një meteor që po i afrohej Tokës shpërtheu në atmosferë mbi verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar një valë goditëse të barabartë me shperthimin e  rreth 300 tonëve eksploziv  sipas asaj qe raportoi Agjencia Amerikane e Hapesires.

Nasa deklaroi se Fenomeni ndodhi pasditen e te shtunes , kur meteori u shpërbë mbi zonën verilindore të Massachusetts dhe juglindore të New Hampshire.

Zëvendësshefja e lajmeve në NASA, Jennifer Dooren, deklaroi se objekti nuk kishte lidhje me ndonjë shi aktiv meteorësh dhe nuk ishte mbetje hapësinore apo satelit që po rikthehej në atmosferë. Sipas saj, bëhej fjalë për një objekt natyror.



NASA vlerëson se energjia e çliruar gjatë shpërbërjes së meteorit ishte e barabartë me shpërthimin e rreth 300 tonëvee eksploziv , çka shpjegon edhe zhurmat e forta që u dëgjuan në rajon.

Në momentin e shpërbërjes, meteori po udhëtonte me një shpejtësi prej rreth 120 mijë kilometrash në orë dhe ndodhej në një lartësi prej afro 64 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës.

Shumë banorë të zonës raportuan se dëgjuan shpërthime të forta, ndërsa përdorues në rrjetet sociale shkruan se goditja ishte aq e fuqishme sa bëri të dridheshin shtëpitë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!