Miqësore pa “krisma”, Luftëtari dhe Bylis shfrytëzojnë ndërprerjen

schedule15:18 - 14 Nëntor, 2019

schedule 15:18 - 14 Nëntor, 2019

Luftëtari dhe Bylis kanë shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për të zhvilluar një miqësore. Dueli i orës 13:30 është zhvilluar në qytetin e gurtë. Trajneri vendas zgjodhi një formacion eksperimental. Jorgos Marantas u dha mundësinë për të luajtur atyre që janë aktivizuar më pak këto javë.

Ekipi ballshiot e nisi me titullarët. Veljko Dovedan zgjodhi më të mirët, por miqësorja u mbyll ashtu si nisi. Pavarësisht disa rasteve, asnjë ekip nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës.

Luftëtari renditet në vend të parafundit me 7 pikë dhe javën e ardhshme udhëton drejt Vlorës, ndërsa Bylis, që qëndron në pozitën e dytë me 20 pikë, përballet jashtë fushe me ekipin kuksian. /abcnews.al