Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp në Nju Jork.
Ata kanë pozuar në foton tradicionale të takimeve me Presidentë, ndërsa përkrah Begajt dhe Tramp prezente kanë qenë dhe bashkëshortet e tyre.
Begaj foton e shoqëron me një koment për miqësinë shqiptaro-amerikane, të cilën e konsideron një lidhje shumë të fortë.
“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike.”
Prej janarit të këtij viti, Donald Tramp dhe Barjam Begaj kanë shkëmbyer mesazhe kryesisht urime ndaj njëri-tjetrit si Presidentë.
Ndërkohë, Begaj gjatë gjithë kësaj jave ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që përfundon këtë të shtunë./abcnews.al


