Avokati Darien Levani në në lidhje me Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit” ka folur për minorenët e pashoqëruar shqiptar. Ai ka treguar mënyrën se si ata largohen dhe ku qendrojnë në shtetin fqinj.
Më tej, avokati ka theksuar se Shqipëria është vendi i tretë që përfaqësohet nga më shumë minorenë. Sipas tij, problemi më i madh është se ata detyrohen të merren me vjedhje dhe mashtrime.
“Edhe mënyrat janë të ndryshme. Mirëpo tipike është ajo ligjore. Janë persona që vijnë me prindërit dhe ata më pas kthehen mbrapsht vetëm. Shpeshherë janë vetë prindërit. Kjo është diçka vitet e fundit, që policia kërkon një dokument kur fëmija është vetëm me një prind. Mirëpo, ky i fundit kthehet. Edhe fëmija i thotë shtetit thotë jam vetëm. Edhe shteti italian ka bërë që vitet e fundit, fëmijën ta përcjell në një komunitet, dhe ata jetojnë në një apartament me shumë të tjerë, edhe kanë një kujdestar. Mirëpo, kjo nuk shkon gjithmonë mirë.
Shifrat flasin janë te numri i tretë. Krahina që përfaqësohet më shumë është Ukraina, pastaj Egjipti, Shqipëria, Bangladeshi dhe Tunizia e me radhë. Përveç vrasjeve që ndodhi dje, ka vjedhje, mashtrime, mirëpo shpërndarës droge jo sepse ata nuk kanë njohje. Sepse ata rrinë të mbyllur, nuk e njohin shumë si komunitet.
Përderisa janë të mitur kanë një leje qendrimi që e kanë me ligj. Problemi është kur mbushin 18 vjeç se duhet ta kthejnë në leje për punë apo studime, sepse jo të gjithë rrinë, pasi nuk bëjnë kurset. Edhe ka nga ata që rrinë disa vite dhe më pas kur mbushin 18 vjeç, për fat të keq kthehen mbrapsht”, u shpreh Levani./abcnews.al