Ministrja Xhaçka takon kontingjentin shqiptar në Letoni

schedule12:30 - 8 Maj, 2019

schedule 12:30 - 8 Maj, 2019

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka udhëtoi drejt Rigës ne Letoni për të vizituar kontigjentin e 4-t, të bazës Camp Adazi ku, humbi jetën Zerife Hasanaj e plagosën dy efektiv nga shpërthimi i municioneve të paplasura. Shqipëria përfaqësohet me trupat e saj si pjesë e misionit të NATO-s prej vitit 2017 në Letoni.

Për t’u njohur nga afër me gjendjen e dy efektivëve të plagosur në bazën e Camp Adazi në Letoni, si edhe për t’i mbështetur ata, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka udhëtoi drejt Rigës. Si pasojë e shpërthimit të municioneve të paplasura, gjatë kryerjes së detyrës, humbi jetën nëntetare Zarife Hasanaj dhe u plagosën major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Ministrja e Mbrojtjes u takua me mjekët që po ndjekin me vëmendje maksimale gjendjen e major Tanushit.

Në takimin me ministren Xhaçka, drejtuesit ushtarakë kanadezë e letonezë të bazës, shprehën vlerësimet maksimale për efektivët shqiptarë në këto dy vite të përfshirjes së tyre të misionit të NATO në Letoni. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!