Ministrja Xhaçka apel banorëve: Mos qëndroni në banesat e dëmtuara, janë të rrezikshme

schedule10:36 - 29 Nëntor, 2019

schedule 10:36 - 29 Nëntor, 2019

Në një dalje për mediat, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i bëri thirrje të gjitha banorëve që i kanë banesat e dëmtuara të mos qëndrojnë deri në momentin që do të bëhet vlerësimi.

Ajo tha se vlerësimet po bëhen nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj. Ajo garantoi se askush nuk do të mbetet pa shtëpi.

Xhaçka tha se është ngritur kuzhina fushore në Thumanë dhe po montohet një tjetër në Bubq për përgatitjen e 10 mijë racioneve gjatë 7 ditëve.

“Sot kur operacioni i kërkim shpëtimit po i vjen fundi kujdesi ynë është të garantojmë strehimin e të gjithë atyre që kanë mbetur pa strehë. Përsëris nëse shtëpia juaj është e dëmtuar ju lutem mos e bëni ekspertin vetë, mos rrezikoni vetën dhe familjen, drejtojuni në strukturat akomoduese, janë me qindra hotelet në dispozicionin tuaj, nëse doni të shkoni tek të afërmit tuaj, por ju lutem mos qëndroni nëse banesat tuaja nëse janë të dëmtuara. Largohuni për në hotelet më të mira në Durrës, Tiranë, Lezhë, Shëngjin, Berat. Situata në banesat me strukturë të dëmtuar është po aq e rrezikshme sa ditën e parë. Ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekspertë shqiptarë e të huaj”, tha Xhaçka.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!