Ministrja Manastirliu takon mjekët në Sanatorium

schedule16:17 - 24 Mars, 2018

schedule 16:17 - 24 Mars, 2018

Një ekzaminim i ri do të kryhet falas në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Bëhet fjalë për shintigrafinë, që shërben për diagnostikimin e sëmundjeve që prekin mushkërinë, kockat, veshkat, tiroidet etj.

Pacientët me sëmundje të veshkave, mushkërive, zemrës, tiroides, ekzaminimin e shintigrafisë do të mund ta kryejnë falas edhe në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ky është një ekzaminim i kushtueshëm që kryhet me lëndë radioaktive vetëm në spitalet terciare.

Tek “Shefqet Ndroqi” parashikohet të realizohen 1300 deri në 1500 raste në vit dhe së bashku me pacientët që trajtohen në QSUT, ministrja e Shëndetësisë thotë se strukturat publike plotësojnë nevojat për këtë ekzaminim.

Ogerta Manastirliu: “Me këtë shërbim, që pas QSUT ofrohet edhe në këtë spital, pacientët nuk kanë më nevojë ti drejtohen strukturave jopublike, pasi radhët e pritjes nga 45 ditë për ta kryer këtë ekzaminim, sot janë zero”.

Në ditën Botërore të Tuberkulozit, Ministrja Manastirliu deklaroi se gjate viteve te fundit situata po shkon drejt përmirësimit.

Ogerta Manastirliu: “Eleminimi i tuberkulozit është sfidë mbarëbotërore dhe ne kemi angazhimin maksimal në luftën ndaj kësaj sëmundje. Shqipëria ka siguruar mbështetjen e Fondit Global dhe gjate vitit 2018 në spitalin universitar Shefqet Ndroqi do të ndërtohet klinika e specializuar e trajtimit te pacientëve tuberkularë rezistentë ndaj antibiotikëve”.

Gjatë vitit të shkuar në vendin tonë janë raportuar 500 raste me tuberkuloz, 95 % e të cilave ishin pacientë të rinj dhe vetëm 5% të ritrajtuar. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria konsiderohet me incidence dhe mortalitet të ulët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!