Ministrja Gjonaj: Reforma në Drejtësi pasaporta e hapjes së derës drejt BE-së

schedule18:40 - 31 Janar, 2020

schedule 18:40 - 31 Janar, 2020

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj këtë të premte ka zhvilluar një takim në lidhje me vijueshmërinë e reformës në drejtësi. Në këtë takim janë të pranishëm ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim. Në fjalën e saj Gjonaj është shprehur se pret që procesi i vetingut të jetë sa më objekti dhe të shënojë hapa përpara për të eleminuar proceset që kanë ngelur në pritje.

“Presim që vetingu përmes një procesi objektiv të paanshëm të shënojë hapa përpara, duke eleminuar zvarritjen e proceseve të cilët shkaktojnë pabesueshmeri. Presim që institucionet e reja të drejtësisë të deshmojnë përgjegjësi, rol proaktiv dhe transparencë në vendimarrje. Opinioni publik pret një angazhim proaktiv në vendimarrjen e tyre, duke pritur gjyqtarë e prokurorë të mos e shndërrojnë këtë periudhë në një hapësirë korruptimi dhe duke shuar shpresën e reformës. SPAK ka hedhur hapat e parë në pritje të Byrosë së Hetimit për të pritur, në luftën kundër korrupsionin dhe krimin e organizuar ne i mbështesim fort. Këtu jemi të gjithë aktorët dhe partnerët kyç të përfshirë në zbatimin e reformës. Secili nga ne ka përgjegjësitë e veta ndaj bashkëpunimi midis nesh është një vlerë e shtuar e domosdoshme për ta bërë më aktive dhe më efektiv qëllimin për përmbushjen e misionin tonë në reformën e drejtësisë,” është shprehur Gjonaj.

Gjithashtu ministrja është shprehur se në fokus të qeverisë dhe të ministrisë është vëmëndja e zbatimit të reformës në drejtësi. Sipas saj ajo është pasaporta më e mirë për hapjen e dyerve drejt BE-së.

“Qeveria, Ministria e Drejtësisë i kanë dhënë dje dhe vijojnë të japin mështetje të pakufizuar institucioneve të drejtësisë, si në infrastrukturë e në asisencë. Kontributi i BE dhe i SHBA që kanë qenë faktor kyc me nisjen e reformës në drejtësi, për miratimin dhe zbatimin e saj dhe të tillë do të mbeten deri në fund. Shqipëria është në prag të negociatave reforma në drejtësi është pasaporta e hapjes së derës drejt BE-së. Ne që jemi në këtë sallë jemi aktorët kyç për ta mundësuar këtë gjë, është koha për të marrë përgjegjësitë tona dhe të garantojmë reformën në drejtësi”, eshte shprehur ministrja e Drejtesise./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!