Ministrja e Jashtme gjermane: Pavarësisht përpjekjeve, nuk do të mund të nxjerrim të gjithë grurin nga Ukraina

schedule10:34 - 20 Qershor, 2022

schedule 10:34 - 20 Qershor, 2022

Gjermania tha se po mbështet Poloninë dhe Rumaninë në përshtatjen e hekurudhave për të mundësuar eksportin e miliona tonë drithërave të bllokuar në Ukrainë për shkak të bllokadës detare ruse, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, sipas The Guardian.

“Binarët hekurudhor duhet të modernizohen, ne kemi nevojë për vagonët e duhur të mallrave – qeveria gjermane po punon për këtë me shumë liderë të tjerë”, u tha ajo gazetarëve ndërsa mbërriti për një takim me homologët e saj të Bashkimit Europian në Luksemburg.

“Është e qartë se, në fund, sigurisht që nuk do të jemi në gjendje të nxjerrim të gjithë drithërat, por nëse arrijmë të eksportojmë një pjesë të saj, në rrugë të ndryshme, atëherë kjo do të ndihmojë disi pasi po përballemi me një sfidë të madhe globale,” përfundoi ajo.

/abcnews.al