Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka nxitur fermerët e në Katundin e Ri, Durrës, të shtojnë prodhmin e grurit.
“Kjo sigurisht është një mundësi për prodhuesit vendorë që të fokusohen te gruri, kështu që përpunuesit të mund të marrin grurin, elbin dhe misrin e prodhuar në vend, që tashmë vjen me një cilësi gjithnjë e më të mirë”.
Shqipëria nuk mund të importojë me grurë nga Rusia, shtet që plotësonte një pjesë të nevojave të vendit deri para luftës me Ukrainën.
Megjithëkëtë ministrja e Bujqësisë siguron se nuk do të ketë probleme në gjetjen e tregjeve të reja.
“Ne jemi importues për një pjese te nevojave tona te grurit. Aktualisht nga Rusia nuk mund të importojmë më. Unë kam takuar përpunuesit e grurit në vend për të kuptuar a do të kemi problematika dhe ata më kanë siguruar se në rast problematikish kanë çdo mundësi për t’u orientuar në tregje të reja.”
Ministrja pranoi se bujqësia po përballet me sfida të mëdha për shkak të rritjes së kostove, por tha se një situatë e ngjashme po ndodh dhe në Angli dhe Francë.
/abcnews.al