Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministria e Jashtme greke thërret në takim urgjent ambasadoren shqiptare

schedule15:06 - 29 Tetor, 2018

schedule 15:06 - 29 Tetor, 2018

Ministria e Jashtme greke ka thirrur në një takim urgjent pasditen e sotme ambasadoren shqiptare në Athinë, Adriana Hobdari. Lajmi i dhënë nga mediat greke konfirmohet edhe nga zyra e shtypit të ministrisë se Jashtme në Shqipëri.

Ky takim zhvillohet pas vrasjes së një minoritari grek nga forcat e policisë shqiptarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Bularat të Gjirokastres. Mediat greke bëjnë të ditur se Ministria e Jashtme e Greqisë do të dorëzojë një notë proteste për autoritetet shqiptare.

Po sipas mediave greke, policia greke po bashkëpunon me palën shqiptare në hetimet e kësaj ngjarjes të ndodhur në Bularat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!