Ministri turk, Devlet Bahçeli ka reaguar pas vendosjes së aeroplanmbajtësve nga SHBA në Mesdheun lindor. Ai ka kritikuar Uashingtonin duke thënë se ky veprim paraqet një kërcënim i madh.
“Dërgimi i aeroplanmbajtëseve amerikane në Mesdheun lindor është një kërcënim i madh që nuk mund të injorohet dhe është i papërgjegjshëm. Është vendimi i drejtë dhe i guximshëm i Turqisë për të zhvilluar stërvitje detare në rajon, dhe gjithashtu të kundërpërgjigjet.”, ka thënë ndër të tjera ai.
Më tej ministri Bahçeli më tej ka shtuar: Jerusalemi është çelësi i fatit tonë. Nuk humbet kur thonë se kanë humbur. Nuk bie kur thonë se ra. Izraeli nuk mund ta përballojë këtë, nuk do ta durojë. Mos mendoni se Islami është vetëm Jerusalemi dhe Gaza. E gjithë kjo zonë është Islami, gurët janë Islami, malet janë Islami, ajri është Islami, toka është Islami”, tha ai.
/abcnews.al/