Ministri Majko s’pranon të votojë ligjin për Teatrin, braktis seancën

schedule14:18 - 6 Korrik, 2018

schedule 14:18 - 6 Korrik, 2018

Ministri për diasporën Pandeli Majko nk pranoi t’i bashkohet votave të socialistëve për të votuar në parim ligjin për Teatrin Kombëtar. Ai brakstisi sallën e Kuvendit pak para procesit të votimit.

I vetmi socialist që dëgjoi thirrjet e për të mos votuar ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar është Pandeli Majko.

Ai është filmuar teksa debatonte me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit nuk arriti ta bindte me gjithë ndërhyrjet e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ministri për diasporën braktis sallën e kuvendit pak para votimit.

Megjithatë kryeministri Edi Rama ka vazhduar të qëndrojë në karrigen e tij dhe të mos flasë e mos replikojë me asnjë nga foltorja e parlamentit pavarësisht se emri i është përmendur nga të gjithë deputetët e opozitës. Ndryshëe nga cdo seancë tjetër kreu I qeverisë ka zgjedhur të heshtë për publikun e të komentojë nga vendi deklaratat e pakicës, kryesisht me nota humori.

Të njëjtin reagim ka patur edhe pasi u godit me kartonat e kuq.

Në fund vendimi i qeverisë së tij mori numrin që I duhej ndonëse këtë herë me një votë më pak nga vetë ministri I kabinitetit që drejton, Pandeli Majko. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!