Ministri Klosi aksion pastrimi në Divjakë

schedule14:37 - 17 Prill, 2018

schedule 14:37 - 17 Prill, 2018

Zhvillimi i turizmit, sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, është i pamundur pa një mjedis të pastër.

Ministri Klosi u bë pjesë e aksionit të pastrimit në Divjakë nga ku theksoi se në këtë prag sezoni kërkesa është shumë më tepër se kapacitete turistike që ka vendi ynë.

1 mijë nxënës, studentë, Forcat e Armatosura, punonjësit e bashkive dhe agjencive të zonave të mbrotjura u angazhuan për pastrimin e plazhit të Divjakës.

Ndërkohë, ministri i Mjedisit dhe Turizmit deklaroi se aksioni i pastrimit ndërmarrë javën e tokës do të vijojë edhe pas 22 Prilli kohë, kur sipas ministrit Klosi shteti do të funksionojë ndryshe për sa i përket mbrojtjes së mjedisit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!