Ministri i Shëndetësisë në Izrael konfirmohet me koronavirus

schedule08:25 - 2 Prill, 2020

schedule 08:25 - 2 Prill, 2020

Ministri i Shëndetësisë në Izrael ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Yaakov Litzman, 71 vjeç, aleat i Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është shfaqur rregullisht përkrah Kryeministrit kohët e fundit për shkak edhe të situatës.

Ndërkohë lajmin për infektimin e tij e ka bërë ministria. Po ashtu e infektuar rezulton edhe gruaja e tij.

“Litzman dhe gruaja e tij ndjehen mirë”, tha ministria në një deklaratë.

“Do të bëhet hetim epidemiologjik, dhe kërkesa për izolim do t’u dërgohen atyre që kanë rënë në kontakt me të dhe gruan e tij në dy javët e kaluara.”, thuhet më tej në deklaratën e ministrisë.

Sakaq, kryeministri Netanyahu rezultoi negativ për virusin të hënën pasi një këshilltar u konfirmua se ishte  infektuar.

Ky i fundit është në izolim, por nuk është e qartë nëse kishte ndonjë kontakt me Litzman.

Izraeli ka raportuar të paktën 25 vdekje dhe më shumë se 6.000 infeksione. /abcnews.al