Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Ministri i Mbrojtjes: Greqia do të ngrejë në takimin e BE incidentin me dronin detar ukrainas

schedule09:10 - 13 Maj, 2026

schedule 09:10 - 13 Maj, 2026

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka bërë të ditur se Greqia se do të ngrejë çështjen e një droni detar pa pilot me origjinë ukrainase, i gjetur pranë ishullit grek Lefkada, gjatë bisedimeve me homologun e tij ukrainas në një takim të ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Bruksel, transmeton Anadolu.

Duke folur para gazetarëve para mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, siç raporton e përditshmja Ekathimerini, Dendias tha se tani është e “sigurt” që mjeti pa pilot sipërfaqësor i tipit Magura ishte i teknologjisë ukrainase.

“Do të kem mundësinë t’i informoj kolegët e mi, në praninë e ministrit ukrainas të Mbrojtjes, për informacionet lidhur me dronin që zbuluam në Greqi. E kuptoni që prania e këtij droni ndikon në lirinë e lundrimit dhe gjithashtu ndikon në sigurinë e lundrimit. Kjo është një çështje jashtëzakonisht serioze”, tha Dendias.



Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, pritet të marrë pjesë në takim përmes videokonferencës, ndërsa ministrat diskutojnë mbështetjen ushtarake të BE-së për Ukrainën.

Ai gjithashtu pritet të trajtojnë situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë konfliktin e vazhdueshëm që përfshin SHBA-në, Izraelin dhe Iranin, si dhe ndikimet e tij në sigurinë dhe mbrojtjen evropiane.

Sipas zyrtarëve, droni detar i zbuluar javën e kaluar pranë brigjeve të Lefkadës përmbante eksplozivë dhe dëshmi se kishte marrë pjesë në një mision sulmues.

Droni u transferua të shtunën në objektet e Komandës Greke të Demolimit Nënujore në Skaramagas për ekzaminim.

Zyrtarët e cituar në raportime thanë se besohet që droni kishte për qëllim të sulmonte një anije të lidhur me të ashtuquajturën “flotë në hije” të Rusisë ose një anije që transportonte naftë ruse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!