SHQIPËRI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka dënuar sulmet me dronë dhe raketa të Iranit kundër Izraelit.
Kryediplomati i Shqipërisë, me një shënim në platformën “X” thotë se “ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit”.
Po ashtu, Hasani kërkon nga shqiptarët që ndodhen aktualisht në atë rajon të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale atje dhe të kontaktojnë ambasadat shqiptare për ndihmë.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë.”, shkruan kryediplomati shqiptar, Igli Hasani./ n.m.abcnews.al