Ministri i Jashtëm grek vizitën në Shqipëri e mbylli me takimin me Janullatosin

schedule23:56 - 20 Tetor, 2020

schedule 23:56 - 20 Tetor, 2020

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias vizitën në Tiranë e përfundoi me takimin me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Në Tiranë ai takoi Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, liderin e opozitës Lulzim Basha, por edhe përfaqësuesit e minoritetit grek.

Sot u njoftua arritja e marrëveshjes që kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë të zgjidhet në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë./ db/Abcnews.al