Ministri i jashtëm grek sot në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin

schedule08:23 - 12 Mars, 2023

schedule 08:23 - 12 Mars, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Takimi do të nisë në orën 11:00. Ai do të pritet gjithashtu në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti. Në fund Dendias do të ketë takim edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla.

Diskutimet pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë. “Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Por dy vendet zhvillojnë raporte normale diplomatike dhe tregtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!