Ministri i jashtëm gjerman: Negociatat në qershor nuk hapen automatikisht

schedule17:01 - 19 Shtator, 2018

schedule 17:01 - 19 Shtator, 2018

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Mas u shpreh sot në Tiranë se negociatat e anetaresimit te Shqiperise nuk do të hapen automatikisht qershorin e ardhshëm, por do të vlerësohet ecuria e reformave kryesore. Mass garantoi Tiranën zyrtare se vendi ynë do të ketë mbështetjen e Gjermanisë, në rrugën euro- integruese.

Mbështetjen e Gjermanisë ndaj vendit tonë e rikonfirmoi  edhe ministri i jashtëm Federal Heiko Maas. Në takimin që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama nuk ngurrojë ta lëvdojë për guximin me reformat e ndërmarra.

“I dashur Edi Rama, mënyra kurajoze për të bërë politikë është demonstruar tashmë e suksesshme”.

Por edhe duke i kujtuar se duhet t’i realizojnë të gjitha kërkesat e vendeve skeptike.

“Perspektiva europiane e Shqipërisë nuk është vetëm fjalë nga ana jonë dhe nëse ju do të vijonit me rrugën tuaj, sikurse kemi parë vitet e fundit, do të përmbushnit kushtet e kërkuara tanimë, atëherë rruga drejt BE do të vijojë gjithashtu më tej e për këtë keni mbështetjen tonë të plotë”.​

Duke e krahasuar me spirancën rolin e Shqipërisë në rajon, ministri gjerman e siguroi se qeverinë që përfaqëson do ta kenë në krah. Nga ana e tij kryeministri Rama i përsëriti një kërkesë.

“Për të marrë mbështetjen e qeverisë federale për kandidaturën e Shqipërisë për të drejtuar OSBE-në. Jemi të bindur që kjo do të kontribuonte edhe në funksion të vetë dinamikave të rajonit tonë, të procesit integrues të rajonit dhe do të ishte një incentivë për Shqipërinë dhe për rajonin”.

Siç ndodh rëndom kryeministri Rama e ruan një për në fund një fjali përtej protokollit.

“Për faktin që midis Maqedonisë dhe Greqisë keni zgjedhur që drekën ta kaloni në Shqipëri. Është një zgjedhje shumë e mençur”.

Por para se të vinte koha e drekës ministri gjerman është takuar edhe me homologun Ditmir Bushati.

“I dashur Ditmir! Ju mund të vazhdoni të mbështeteni te Gjermania në pjesën tjetër të rrugës suaj. Ne e dimë të gjithë që procesi i reformave mund të jetë një rrugë e dhimbshme, ndoshta dhe me pengesa, por jam i bindur që për të gjithë ne do t’ja vlejë në fund të ditës që pikërisht të shfrytëzojmë shanset që na jepen për t’u afruar me njëri-tjetrin dhe perspektiva e anëtarësimit është më afër se kurrë. Shpresoj që së bashku t’ja dalim!”

I pyetur nga gazetarët mbi qëndrimin e shetit ggjerman për ndryshimin e kufijve midis Kosovës e Serbisë ministri Maas tha se ishte skeptic ndaj kësaj ideje.

“Ekziston gjithashtu edhe frika e një efekti domino. Është një frikë që ne e kemi perceptuar dhe kjo do të luajë sigurisht edhe një rol përsa i përket qëndrimit të Qeverisë Federale në këtë drejtim. Prandaj dhe ne, në një farë mënyrë jemi skeptikë dhe diskretë lidhur me këtë pikë. Kjo është një çështje e cila do të duhej të sqarohej dhe sigurisht, të merej një vendim lidhur me këtë. Por të sqarohet dhe të zgjidhet në mënyrë të tillë që të mos shkaktohen probleme të tjera shtesë, përveç atyre që janë”.

Ministri federal i Gjermanisë është takuar edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për çështjet e aktualitetit politik në vend she reformat që duhet të zbatohen në bashkëpunim me mazhorancën në të mirë të integrimit evropian të vendit.

Një takim me dyer të mbyllura ministri gjerman ka zhvilluar edhe me drejtuesit e Vettingut ku zyrtarisht është njoftuar se për një diskutim të lirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!