Një investim i OSHEE në Vlorë do të sigurojë furnizim të vazhdueshëm me energji në zonën e Novoselës. Ministri Damian Gjiknuri ishte në Novoselë, ku tha se shtimi i investimeve e kërkon përmirësimin e situatës energjetike.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në Novoselë te Vlores, ku nder te tjera u njoh edhe me shqetësimet që ekzistojnë në zonë për furnizimin me energji elektrike. Sipas ministrit, zgjidhja do të jetë e shpejtë.
“Janë probleme të trashëguara ndër vite por gjë që do të zgjidhet shumë shpejt me investimin i cili sapo ka filluar në të gjithë këtë zonë të Novoselës. Pak nga pak kjo zonë po kthehet në një zonë industriale. Investimi i ri i Operatorit të Shpërndarjes do të bëjë të mundur që energjia këtu të vijë pa ndërprerje dhe vitin tjetër do të planifikojmë edhe investim për ta kthyer këtë zonë në 20 kilovolt. Do të thotë që energjia do të jetë me parametrat më të mirë dhe që do të ndihmojë të gjitha bizneset e kësaj zone për të patur energji të pandërprerë .
Gjiknuri mori pjesë edhe në inaugurimin e një fabrike të prodhimit të metaleve, me investitore te huaj dhe shqiptare.
“Jemi këtu në Novoselë, ku pavarësisht se Novosela ditët e fundit ka dominuar lajmet e fatkeqësive natyrore, ka edhe një dimension tjetër, që duhet ta njohë publiku. Në Novoselë po investohet nga kompani të huaja në sektorin e prodhimit.
Ky është një investim i ri, modern, me teknologjinë më të fundit dhe që është për t’u përgëzuar. Investimet po shtohen, interesi për Vlorën është rritur.
Ndërkaq, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli tha se investimi i kryer është në një vlerë të konsiderueshme ndërsa ka punësuar disa prej banorëve të zonës./abcnews.al