Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka marrë rikonfirmimin e Irlandës për mbështetjen në procesin e integrimit evropian. Gjatë vizitës që zhvilloi në Irlandë, Ministri Bushati u prit nga zëvendëskryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Irlandës, Simon Coveney të cilit i bëri një prezantim të masave të marra nga qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe procesin e Vetting-ut.
Gjatë qëndrimit në Irlandë, Ministri Bushati u takua edhe me zyrtarë të lartë parlamentit dhe Komisionit të Përbashkët për Çështje të Bashkimit Evropian. Gjatë takimeve u diskutua mbi mundësinë e liberalizimit të vizave dhe inkurajimin e lëvizjes së lirë dhe pa barriera mes dy vendeve./abcnews.al