Në një intervistë për emisionin “Ballkan” me Linda Karadakun, ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi foli për marrëdhëniet ekonomike të vendit me ato të rajonit.
I pyetur për çështjen e taksimit të dyfishtë me Shqipërinë, Bekteshi u shpreh: “Kemi qenë pjesë edhe e procesit të Berlinit, ku i kemi definuar edhe pikat kryesore me të vetmin qëllim që të krijojmë një rajon të përbashkët ekonomik si parakusht për aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ne si republikë e Maqedonisë së Veriut pothuajse i kemi përmbushur të gjithë obligimet e procesit të Berlinit me Shqipërinë“.
Ministri theksoi më tej se rajoni i përbashkët ekonomik është si paradhomë drejt BE-së. g.v/abcnews.al