Ministri Ahmetaj prezanton paketën fiskale

schedule15:15 - 9 Korrik, 2018

schedule 15:15 - 9 Korrik, 2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në prezantimin e paketës fiskale në Kuvendin e Shqipërisë tha se kjo mund të quhet edhe paketë solidariteti pasi ndihmon sipërmarrjen e vogël të zhvillohet në favor të ekonomisë së familjare.

Në betejën e shifrave, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është i vetëm në seancën parlamentare të së hënës. Megjithatë opozitës së munguar në Kuvend ia jep përgjigjet për gjithçka e akuzon.

Pretendimit të pakicës se taksat pësuan rritje pas uljes së pragut të TVSH-së i përgjigjet me raportin e INSTAT-it.

“Inflacioni për Majin dhe Prillin rezulton të jetë në nivelet e 2 përqind, sa çka qenë në vazhdën e pesë viteve”.

Rritja e fashës së xhiros nga 8 milionë në 14 milionë lekë i lehtëson bizneset me tatim fitimin.

“Nga 15% në 5 % , tre herë më pak”.

Me paketën e re fiskale që iu propozua Kuvendit ta miratojë, 91 përqind e sipërmarrjes e ka tatim fitim ose zero ose 5 përqind.

“U ulën taksat, u fermetua çdo ditë e njëjta boleri. Biznesi vogël deri në 5 milionë tatim fitim, 0 lekë”.

Lidhur me borxhin, kjo qeveri thotë ministri Ahmetaj ka bërë të kundërtën e asaj që drejtohej nga të djathtët.

“Ju e rritët borxhin. Ne jo vetëm që po ulim taksat, por po ulim dhe borxhin”.

Skeptikëve dhe kritikëve se panorama e ekonomisë në Shqipëri transmetohet vetëm në ngjyrën rozë, ministri Ahmetaj i thotë ta kenë realist vështrimin.

“Situata nuk është rozë. Situata është më mirë se çka qenë.”

Dhe këtë e tregojnë edhe shifrat e të punësuarëve nga një Janari i 2013-s.

“Janë mbi 200 mijë mendje, zemra, qytetarë, fytyra, familjarë që shkojnë në punë më shumë se në një Janar”.

Këto dhe lehtësira të tjera për sipërmarrësit, agroturizmin, hotelet me 5 yje, e bëjnë këtë paketë që nga fiskale të quhet paketë solidariteti. Fundja për këtë u votuan socialistët, tha ministri Ahmetaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!