Ministrat e Kartës së Adriatikut A-5 nënshkruajnë deklaratën zyrtare: Angazhohemi të ndërtojmë kapacitete të përbashkëta

schedule13:21 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 13:21 - 11 Dhjetor, 2019

Shqipëria, gjatë vitit 2019 ka kryesimin e  nismës  SHBA – Karta e  Adriatikut (A5) dhe për këtë ka marrë mirënjohje nga Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Znj. Laura Cooper.

Gjatë fjalës së saj, zyrtarja amerikane u shpreh se gjatë drejtimit të Shqipërisë, ky vit ka qenë produktiv.

“Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s në të gjitha koalicionet dhe kohët e fundit në kuadër të luftës së gjirit. Do të doja t’ju sigurojë që angazhimi i ShBA për aleancën e NATO-s mbetet shumë e fortë. Udhëtimi në vendet e a5 është me rëndësi të posaçme. Angazhimi i ShBA në këtë rajon ka qenë vazhdimisht prezent Shumë prej forcave tona të armatosura qëndrojnë afër njëra- tjetrën për të mbështetur misionet në Afganistan, K5 dhe në koalicione të tjera”, tha Cooper.

Ministrat e Kartës së Adriatikut A-5 kanë nënshkruar sot një deklaratë zyrtare në përfundim të ministerialit të mbrojtjes duke ndërmarrë një sërë angazhimesh të përbashkëta.

“Qëndrojmë pranë popullit shqiptar në këto çaste të vështira pas tërmetit. Angazhohemi të ndërtojmë kapacitete të përbashkëta ndaj fatkeqësive natyrore.
Mbështesim anëtarësimin e gjithë vendeve të Evropës Juglindore në strukturat Euro-Atlantike. Të koordinohemi dhe ndajmë informacionin për të mbrojtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, kanë qenë disa nga angazhimet e dala në ministerialin e mbrojtjes të kartës së Adriatikut A-5.

Po kështu Ministrat e mbrojtjes miratuan në parim propozimin e Shqipërisë për një mision të përbashkët në Irak në vitin 2020.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!