Ministrat e jashtëm të BE diskutime për propozimin francez bazuar në 4 parime

schedule13:46 - 19 Nëntor, 2019

schedule 13:46 - 19 Nëntor, 2019

Franca ka prezantuar një metodologji të re për një proces negociatash anëtarësimi më efikas, më i prekshëm me vendet kandidate, i cili po diskutohet sot në Bruksel në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së. Propozimi bazohet në 4 parime, nga të cilët, njëri përcakton se procesi i zgjerimit duhet të jetë gradual.

Ministrat e jashtêm tê Bashkimit Europian diskutojnë propozimin francez për reformimin e procesit tê negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Bruksel. Por që me fillimin e takimit të Këshillit tê çështjeve të përgjithshme, Franca ka bërë tê qartê se ajo nuk është  e vetme në vullnetin për të ndryshuar dhe përmirêsuar politikën e zgjerimit.

Amélie DE MONTCHALIN, sekretare e shtetit francez për çështjet europiane:

“Franca ka prezantuar një metodologji të re për një proces negociatash anëtarësimi më efikas, më i prekshëm me vendet kandidate. Propozimi bazohet në 4 parime. Së pari, procesi të jetë më gradual. Që vendet kandidate të kenë akses në politikat europiane gjatê negociatave të anëtarësimit. Kritere më rigoroze, duke parë konvergjencën  konkrete ekonomike dhe sociale të reformave dhe jo vetëm juridike. Më konkret për qytetarët dhe i kthyeshëm. Pra, nëse reformat ngadalêsohen ose ndalen, që të mund të marrim masa përmes që të mos ketë rrjedhoja për shtetet europiane dhe të ketë një pilotazhi më politik dhe më të shtrënguar për qeveritë. Propozimi francez ështê për t’u diskutuar dhe sot kemi 6 vende, Sllovakia, Sllovenia, Austria, Polonia, Italia, Republika Ceke që i kërkojnë Komisionit Europian që të punojë që procesi i zgjerimit tê jetë më afikas. Ne kemi negociata anêtarësimi me Serbinë dhe Malin e Zi dhe vërejmë që ka frustracion me procesin, pasi nuk ka progres konkrete në terren. Ne shohim madje rrjedhje të trurit dhe emigracion nga rajoni i Ballkanit. Nga ana tjetër, shohim në anën europiane  instalimin e një ngadalêsimi tê procesit. Ata që thonë që zgjerimi është përgjigjja ndaj faktorëve tê jashtëm që shtojnê influencên nê Ballkan. Nuk mund t’i përgjigjemi kêsaj influence nêse nuk kemi instrumentat e duhura. S’mund t’i përgjigjemi kësaj influence duke dërguar pyetësorë dhe duke kërkuar përgjigjje se si rekrutohen nëpunësit civilë apo si i organizohen tenderat publikë, ndërkohê që investimet bëhen nga vende të tjera. Pra, nëse ne nuk japim mbështetje për zhvillimin teknologjik,territorial,industrial, bujqësor dhe universitar, Bashkimi Europian do të vazhdojë të negociojë me serviset juridike, por konkretisht në kêto vend, qytetarët nuk do shohin rezultatet konkrete dhe kjo krijon lodhje të negociatave “.

Shtetet e tjera anëtare i kanë bërë të qartê Francês, se rregullat e lojës duhet tê jenë të njëjta për tê gjitha shtetet kandidate dhe se hapja e negociatave të anëtarësimit  me Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut duhet të sigurohet para samitit tê Zagrebit.

Alexander Schallenberg, ministër i jashtêm i Austrisë:

“Ne do diskutojmë sot lidhur me propoziin francez. Ka gjithnjê forma për të përmirêsuar procesin e zgjerimit. Por propozimi francez nuk duhet pêrdorur si teknikë vonuese për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ka një perspektivë tê qartê anêtarësimi për tê gjitha vendet e Ballkanit dhe ne e mirëpresim këtë hap. Prilli 2020 duhet të jetë data për hapjen e negociatave tê anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nga ana franceze, kjo nuk lihet të kuptohet në dokument. Ne duam të fillojmë negociatat e anëtarêsimit me Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut vitin e ardhshêm, sepse përmes hapjes së tyre mund tê avancojmë më mirê në progresin e reformave. Cështja nuk ështê nëse do tê hapen në 20 mars apo prill. Kjo êshtê sekondare. Më e rêndësishmja është që të avancojmë”

Për presidencën finlandeze, puna e vërtetë për ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit do fillojë në janar kur ekipi i ri i Komisionit Europian tê prezantojë propozimin e tij për ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit tê BE-së :

Tytti Turpurainen, ministre e jashtme e Finlandës:

“Propozimi frances është u gjerë dhe merr kohë. Sot në Këshillin e përgjithshëm nuk do të diskutojmë vetëm propozimin francez. Ne duam të dërgojmë një mesazh inkurajues se liderët europanë do t’i rikthehen çështjes pranverën e ardhshme. Eshtë mirë që shtetet anëtare kanë propozimet e tyre, por duhet të presim  që ekipi i ri i Komisionit Europian të fillojë punën, në mënyrê që tê arrijmê unanimitetin për hapjen e negociatave me dy vendet. Ne do t’i rikthehemi çështjes do t’i dërgojmë një mesazh të fortë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, se BE-ja nuk po ju kthen kurrizin“.

Ekipi i ri i Komisionit Europian merr funksionet në 1 dhjetor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!