Miniaturat në vathë, e reja zbulon “sekretet” si përjetëson traditën shqiptare: Duhet durim

schedule11:33 - 8 Mars, 2023

schedule 11:33 - 8 Mars, 2023

Betina Sharavolli është një piktore dhe mësuese e artit pamor, që traditën shqiptare e ka përjetësuar në vathë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se si zgjodhi të bënte këto realizime, duke ndarë detaje për punën e saj të veçantë.

Betina theksoi se i duhet shumë kohë që një vepër të përfundojë, mirëpo ka raste që inspirimi është shumë i madh dhe mbaron shumë shpejt.

“Ideja është koncepti. Më pas mua më duhet një punë kërkimore, sepse është koncepti. Më duhet një punë kërkimore, se më duhen informacione që t’i kem sa më të sakta për koleksionin shqiptar. Më pas, janë provat, eksperimentet sepse jo përherë prova e parë del perfekte. Ka edhe dështime, normalisht. Jo çdo gjë mund të bëhet në miniaturë, duhet ta interpretosh që ta aplikosh pastaj në miniaturë. Duke nisur që nga ngjyra, që nga teknikat, ka shumë sekrete dhe pastaj është durimi dhe përqendrimi. Ka pasur vepra që kanë zgjatur 3 muaj, ka pasur edhe nga ato që kanë zgjatur edhe 3 orë, pasi inspirimi është shumë i madh dhe t’i ulesh dhe e mbaron.

Kur isha studente në rrugën time të artit, ne na mësohet shumë në shkollë shumë figura të njohura të artit që ne inspirohemi. Edhe unë doja që të përfshihesha”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!