Minatori bën zbulimin e jashtëzakonshëm

schedule09:56 - 12 Shtator, 2018

schedule 09:56 - 12 Shtator, 2018

Një minator në Australi ka zbuluar copën më të madhe të arit në histori.

Duke Dole siguroi 254 kilogramë nga metali i çmuar gjatë kërkimeve në minierën Beta Hunt në Kambalda.

Fitimet pritet të shkojnë deri në 10 milionë dollarë.

Fillimisht ai gjeti një copë të madhe rreth 90 kilogramë, ku kishte vetëm 63 kilogramë nga metali i çmuar. Kjo pjesë vlen 2 milionë euro dhe u deshën 3 persona që ta ngrenë.

Dole ka mbi 16 vite që punon në minierë, por u shpreh për mediat se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.

Ndërkohë drejtuesit e minierës kanë marrë masa për rritjen e sigurisë dhe pritet që copat e mëdha të arit t’i transportojnë në një kasafortë./abcnews.al