Minatoret në Tiranë dhe Korçë protestojnë për statusin

schedule11:28 - 8 Shkurt, 2018

schedule 11:28 - 8 Shkurt, 2018

Statusi i minatorit ka nxjerrë në protestë minatorët në Tiranë dhe Korçë. Ata i kujtojnë kryeministrit marrëveshjen e nënshkruar kur ishte në opozitë. Ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të qendrimit të tyre nëse zgjidhja vijon të mungojë.

Minatorët janë të zhgënjyer nga qeveria prandaj kanë dalë përpara Parlamentit.

Prej vitesh kanë të njëjtën kërkesë. Të miratohet statusi i minatorit.

Kryeministrit i kujtojnë marrëveshjen që nënshkruan kur ishte në opozitë.

 

Rillogaritja e pensionit për minatorët është çështje kryësore.

Minimumi sipas tyre nuk duhet të jetë më pak se 175% e pagës minimale.

 

Në të njëjtën kohë, për të njëjtat kërkesa minatorët kërkuan zgjidhje edhe nga Korça.

 

Minatorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave të tyre. Nga Korça thonë se do të vijnë në Tiranë, ndërsa nga Tirana kërcënojnë me grevë urie.

./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!