VLORË- Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, e bazuar në inteligjencën policore ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale që mund të kryhej në qytetin e Vlorës. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan arsenal armësh, që i dispononte një 31-vjeçar.
Armët e sekuestruar:
- 1 minë me telekomandë,
- 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator),
- 1 armë zjarri pistoletë,
- 1 armë zjarri imituese,
- 12 krehra armësh,
- rreth 800 fishekë,
- 1 jelek antiplumb,
- 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.
Ndërkohë, gazetari Elton Nika raporton se personi i ndaluar është Gjergji Dërvishaj. Sipas policisë, 31-vjeçari i njohur me nofkën “Zoto” është person me precedent penal.
/abcnews.al