I pyetur lidhur me qëndrimin shqiptar për kolaboracionistët , të cilët bashkëpunuan me italianët dhe më pas me nazistët dhe që në Evropë janë dënuar për shkak të formimit të tyre hitlerian, Milo thekson se të vërtetat dhe faktet historike duhen thënë ashtu siç janë. Për këtë ai sjell në vëmendje dy emra konkretë si Mitat Frashëri dhe Eqerem bej Vlora, të cilët një një moment të jetës së tyre gabuan, por kjo nuk mund të hedhë poshtë kontributine tyre intelektual për vendin.
“Nëse ka një debat të madh edhe sot e kësaj dite për këtë temë kjo vjen jo vetëm nga trashëgimia e debatit historik. Tendenca dukej qartë. Lufta më tepër ka qenë për pushtet dhe në emer të kësaj konfrontimi ishte më i eger dhe akuzat më të mëdha. Unë mendoj që intelektualë të shquar si Mitat Frashëri apo Eqerem Bej Vlora të cilët në Shqipëri u kanë ardhur dhe po u vijnë dhe eshtrat kanë një formim inetelektual të lartë janë të respektuar për kontributet e mëdha intelektuale pas viteve 1912. Në një moment të jetës së tyre ata gabuan dhe ky fakt duhet pranuar dhe kur bëjmë analziën duhet t’i gjejmë vëndin e duhur në kujtesën historike shqipatre, por ama nuk duhet t’i fshehim”.
Ajo që është e papranueshme për historianin, është tendenca për transformimin e betejave politike.
“Ne sot e kësaj dite i trajtojmë betejat politike duke i transformuar. Ne kemi një gjë që betejat politike i transformojmë. Është e paparanueshme. Nuk mund të kthesh e të përmbysësh luftën. Mbroje Ballin Kombëtar sa të duash. Nuk mund të shkosh deri aty sa të përmbysësh kontributin dhe kontributorët. Ka pasur 2 mijë komunistë dhe ata nuk ka lexuar asnjë vepër komuniste. As e dinin fare se ç’ishte komunizmi edhe Enveri ca lexonte në atë kohë, jo se dinte ndonjë gjë të madhe. Nuk kishte ndonjë formim” – u shpreh Milo. /abcnews.al