Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo komentoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Albin Kurti në lidhje në lidhje me “Ballkanin e Hapur”. Milo deklaroi se ishte e dobishme prania e Kurtit në Samitin e Shkupit duke theksuar se është më mirë të jesh prezent dhe të flasësh për ndasitë se sa të mungosh. Në lidhje me rëndësinë e raportit të tyre, Milo shtoi se është e nevojshme që të dy të kapërcejnë vetveten për shkak se në fund të fundit janë dy shqiptarë që përfaqësojnë dy pjesë të shqiptarisë. Ai tha se “Mini-Shengenin ballkanik ia ka propozuar George Soros që në 1999-n”.
“Duhet ruajtur një farë raporti me realitetin që ndodh. Nuk duhet të arrijmë deri në folklorizëm politik që marrëdhënien e Ramës me Vuçiç e degradojmë në marrëdhënie vasaliteti. Por nuk shkon. Në fund të fundit Edi Rama është në krye të punëve të këtij vendi.
Ai nuk po bën një politikë aventureske. Mund të kemi kritika por nuk duhet arritur në ekstrem që çdo takim. Unë do të thosha që është e dobishme prania e Kurtit në Samitin e Shkupit. Se është më mirë të jesh prezent se sa të mungosh.
Unë mendoj që të dy liderët e shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor duhet të kapërcejnë vetveten. Rama duhet të kapërcejë vetveten në stilin e veçantë origjinal që ka. Besoj se dhe Albin Kurti duhet të ulet dhe mëria e një politikani nuk duhet të shuajë etjen për të qenë realistë dhe për të shtrirë dorën e bashkëpunimit sepse në fund të fundit janë dy shqiptarë që përfaqësojnë dy pjesë të shqiptarisë”, deklaroi Milo.