Milioneri ofron punën e ëndrrave…

schedule10:34 / 05/07/2019

Ka një zgjidhje edhe për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e festivale muzikore, por nuk mund t’i përballojnë për shkak të biletave të shtrenjta. Një milioner ka ofruar një vend pune ëndrrash për ata që duan festat pasi po kërkon dikë që ta ndihmojë të ketë një eksperiencë normale me festivale këtë verë.

Sipas The Mirror, milioneri, i cili ka preferuar të qëndrojë anonim, kërkon të punësojë dikë që do ta ndihmojë në gjërat bazike si të blejë ushqime për kamping, paketimet dhe ngritjen e tendës.

Përveç faktit që do të hyni falas në eventet muzikore më të mira evropiane për vitin 2019, do të merrni edhe 5000 Paund për çdo festival ku shkoni. Milioneri pretendon se nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë festival muzikor.

Kërkesën e pazakontë e bëri nga një website të quajtur Hush Hush. Natyrisht për të qenë pretendent për këtë punë duhet të plotësoni disa kërkesa. Duhet të jeni të paktën 18 vjeç, të keni eksperienca të mëparshme pjesëmarrjeje në festivale dhe të keni një pasaportë të vlefshme./abcnews.al

 

schedule10:34 / 05/07/2019