Miliona njerëz të zhvendosur në Siri po përballen me rrezikun e sëmundjeve pas tërmetit

schedule08:47 - 7 Shkurt, 2023

schedule 08:47 - 7 Shkurt, 2023

Rreth 5 mijë persona kanë humbur jetën në të dyja anët e kufirit Turqi-Siri kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Por me mijëra të tjerë të plagosur dhe një numër të panjohur të zhdukurish, ekziston ka frikë se numri i vdekjeve mund të jetë më i lartë. Në Siri, një vend që tashmë po vuan pasojat e luftës civile, shkatërrimi pas tërmetit të së hënës është i përhapur.

Në Siri deri më tani raportohet për 1,136 njerëz të vdekur nga tërmeti, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve siriane, me frikën se më shumë mbeten të varrosur brenda rrënojave. Pjesa më e madhe e Sirisë veriperëndimore, e cila kufizohet me Turqinë, kontrollohet nga rebelët dhe agjencitë e ndihmës paralajmërojnë për një krizë akute humanitare që ka të ngjarë të ndihet për muajt e ardhshëm.

Një tjetër problem me të cilin po përballet Siri është mungesa e pajisjeve. Koordinatori humanitar i OKB-së në Siri, El-Mostafa Benlamlih, tha për CNN se misioni i kërkim-shpëtimit po pengohej nga mungesa e pajisjeve dhe makinerive të rënda.

Ai tha se rezervat e OKB-së janë shpërndarë dhe nevojiten më shumë ilaçe dhe pajisje mjekësore, dhe veçanërisht ujë të freskët ose mjete për të riparuar rezervuarët e ujit që janë dëmtuar.

Rreth 4 milionë njerëz në Sirinë veriore janë zhvendosur dhe mbështeteshin në mbështetjen humanitare si rezultat i luftës, sipas James Elder, zëdhënës i UNICEF-it.

Spitalet në vend janë të mbingarkuar për shkak të viktimave nga tërmeti. Kjo situatë ka shkaktuar frikë për përhapjen e sëmundjeve, veçanërisht në mesin e fëmijëve, të cilët tashmë jetojnë në vështirësi ekstreme.

Ky dimër ka qenë veçanërisht i ashpër për shkak të kushteve të ngrirjes dhe një shpërthimi të koleres, tha Elder.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!