Miliona fëmijë mund të mos vaksinohen si pasojë e koronavirusit

schedule15:57 - 2 Maj, 2020

schedule 15:57 - 2 Maj, 2020

Miliona fëmijë rrezikojnë të përballen me mungesë të vaksinave të domosdoshme për jetesë, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara, pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë .

Ky shpërthim ka pasur ndikim shumë të madh të industrinë ajrore, duke zvogëluar numrin e fluturimeve komerciale.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka thënë se dhjetëra shtete mund të mos kenë qasje në vaksinat e domosdoshme për jetesë.

Kjo agjenci u ka kërkuar qeverive dhe sektorit privat që të rrisin hapësirën për këto vaksina.

Programet e imunizimit janë një prej aktiviteteve kyçe të UNICEF-it. Kjo Organizatë vlerëson se vaksinat për sëmundje serioze sikurse fruthi, poliomieliti dhe tetanosi janë të domosdoshme për jetën e 3 milionë fëmijëve brenda vitit.

Teksa hulumtuesit mjekësorë janë duke punuar shumë në krijimin e një vaksine për koronavirusin, UNICEF-i ka thënë se pandemia me këtë virus është duke dëmtuar përpjekjet për të gjetur zgjidhje për sëmundjet tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!