Miliona euro dhe… single, zgjedhjet e pazakonta të Hakim Ziyech

schedule10:37 / 26/02/2020

Hakim Ziyech është ylli më i ri i Chelsea, me fantazistin maroken që u transferua për plot 37 milion euro te Blutë e Londrës nga Ajax. Ziyech ishte një ndër lojtarët më të kërkuar në merkaton e janarit, por ishin drejtuesit e Chelsea ata që e bindën, duke i ofruar pagë të majme.

Ziyech ka miliona euro pasuri, pasi prej vitesh luan në nivelet më të larta të futbollit. Makinat, veshjet dhe festat e tij e tregojnë më së miri këtë gjë, me mesfushorin që shpeshherë i publikon dhe në rrjetet e tij sociale.

Gjatë jetës, Ziyech ka bërë shumë zgjedhje të pazakonta. Pushime me arinj, shpenzime të tepruara në festa dhe… single. Asnjë media rozë nuk ka arritur të zbulojë ose të fotografojë Ziyech me një partnere në krah, me marokenin që e ruan më së miri jetën e tij private. Megjithatë, pas transferimit të tij në Londër, vëmendja do të jetë më e madhe dhe Ziyech do e ketë të vështirë të ruajë privatësinë e Amsterdamit.

I vetmi emër që përflitej në një lidhje me Ziyech, është i modeles Aja Narie, por asnjëherë nuk u konfirmua një lidhje mes dyshes. Narie jeton në Filadelfia dhe është një ndër modelet më të njohura në Amerikë./abcnews.al

 

Aja Narie, modelja amerikane

schedule10:37 / 26/02/2020