2.1 miliard borxhe/ Sot ankandi i Vllaznisë, Valter Fushaj tërhiqet

schedule08:16 - 11 Maj, 2021

schedule 08:16 - 11 Maj, 2021

Apollon Haxhi, avokati i njohur shkodran, në emisionin “Sport Arena” në TV Rozafa, ka zbuluar se Valter Fushaj është tërhequr nga blerja e Vllaznisë. Edhe vetë biznesmeni ka folur, teksa në faqen e parë të “Panorama Sport” veçohet titulli: “Tërhiqem, të zhytur në borxhe”.

Ditën e sotme pritet të zhvillohet ankandi për shitjen e aksioneve të klubit shkodran dhe Haxhi thekson se ish-presidenti nuk e sheh të arsyeshme të paguajë një shifër të çmendur vetëm për emrin dhe aktivitetin tregtar të Vllaznisë.

“Dua të ndaj me ju lajmin se z. Fushaj është tërhequr nga pjesëmarrja në ankandin e Vllaznisë dhe nuk do të marrë pjesë në të.

Arsyeja ka të bëjë me faktin se ai e sheh të paarsyeshme për të marrë pjesë në këtë ankand dhe për të paguar një shumë të madhe për të blerë këtë klub.

Sipas informacioneve që atij i janë dhënë, klubi do të blihet bashkë me borxhet, vlera e të cilëve shkon në 2.1 milion dollarë.

Shtoji atyre edhe 500 mijë dollarë që është vlera fillestare e ankandit dhe për rrjedhojë vlera totale eshte diku tek 2.6 milionë dollarë, që për të nuk ia vlen të hyje në ankand ngaqë do blihet vetëm emri dhe aktiviteti tregtar e asgjë tjetër”, tha Haxhi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!