Tiemoué Bakayoko ka mbetur i lidhur me Milanin dhe shpreson të rikthehet sërish në këtë klub. Mesfushori u huazua nga Chelsea në Serie A në sezonin 2018/2019, aventurë që e mbylli me 42 ndeshje dhe një gol të shënuar.
Sezonin e fundit u huazua sërish, kësaj radhe te Monaco. Tani është kthyer te “Blutë e Londrës”, të cilët s’e kanë në plane për të ardhmen dhe janë gati ta shesin, por jo për më pak se 40 milion euro, aq sa paguan te Monaco për ta blerë.

Milani e kërkon sërish. Klubi italian ofron 3 milion euro për një vit huazim me të drejtë blerje pastaj për shumën e 30 milion eurove, por Chelsea kërkon shitjen e menjëhershme. Francezi ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u rikthyer në Milanello në një prononcim për TMW.
“Të gjithë e dinë që Milanin e kam në zemër. Ruaj kujtime të shkëlqyera nga sezoni i kaluar me kuqezinjtë. Për momentin jam një futbollist i Chelsea, të shohim çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme“, deklaron 25-vjeçari. /abcnews.al

