Milani tenton mbrojtësin e Gjermanisë, Conte urdhëron rikthimin e afrikanit

schedule15:08 - 4 Tetor, 2020

schedule 15:08 - 4 Tetor, 2020

Objektivi i fundit i Milanit në merkato është një qendërmbrojtës. Stefano Pioli e ka të nevojshëm një përforcim në repartin e prapavijës dhe drejtuesit e kuqezinjve kanë hedhur sytë te Chelsea.

Maldini dhe Massara po tentojnë Antonio Rudiger, 27-vjeçarin e kombëtares gjermane (31 ndeshje dhe një gol me Pancerat). Trajneri Lampard nuk e ka në plane dhe lojtari mund të rikthehet në Serie A, aty ku ka luajtur më parë me Romën.

Klubi italian po punon për një huazim të shtatlartit sipas raportimeve të Sky Sport dhe Calciomercato. Edhe Interi po negocion me “Blutë e Londrës”.

 

Rudiger dhe Moses gjatë një stërvitje me Chelsean

Zikaltrit duan sërish në huazim Victor Moses, nigerianin e linjës së djathtë. 29-vjeçari u huazua tek Interi në janar dhe Antonio Conte i ka kërkuar drejtuesve t’ia sjellin në skuadër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!