“Milani e mori nga emri, Mandzukic s’e zëvendëson Ibrën. Do vuajë shumë”

schedule08:33 - 22 Janar, 2021

schedule 08:33 - 22 Janar, 2021

Paolo Maldini kreu një lëvizje inteligjente me afrimin e Mario Mandzukic. Kroati nuk luan prej një kohe të gjatë, por kuqezinjtë vendosën të bazoheshin te një lojtar që ka eksperiencë, lufton në çdo cep të fushës dhe shënon gola.

Një afrim cilësor, pavarësisht moshës 35-vjeçare të nënkampionit të botës. Gjithsesi ka edhe nga ata që nuk e shohim me sy të mirë kalimin e Mandzukic te Milani. Antonio Cassano është skeptik dhe analizon mendimin e tij për Bobo TV.

 

Cassano dhe Ibrahimovic

Nëse mungon Ibra do të luajë Mandzukic? Nuk e di, ka një vit e gjysmë që nuk luan. Për mendimin tim do të vuajë shumë dhe do hasë vështirësi. Duhet të luajë Rebic ose Leao në qendër të sulmit kur mungon Ibra.

Mario ka qëndruar shumë kohë jashtë, ka nevojë për të paktën një muaj për t’u rikthyer në formë. Milani e afroi nga emri që ka, por nuk e kam të qartë se sa do të jetë i dobishëm për ekipin e Piolit“, deklaron Cassano. /abcnews.al