Milan Skriniar gëzon Conten, Strakosha Inzaghin dhe Edi Rejën

schedule16:17 - 31 Tetor, 2020

schedule 16:17 - 31 Tetor, 2020

Milan Skriniar ka dalë negativ në tamponin e radhës që ka bërë dhe gëzon kështu trajnerin Antonio Conte. Mbrojtësi sllovak ishte testuar pozitiv fillimisht gjatë grumbullimit me kombëtaren e tij dhe ishte izoluar në vendlindje.

Disa ditë më parë ai mundi të fluturonte drejt Italisë dhe tani tek Interi mund ta llogarisin për ndeshjet në vazhdim. Normalisht nëse luan titullar vendos stafi teknik i zikaltërve, që në ndeshjen kundër Parma duhet të bëjë pa sulmuesin Romelu Lukaku.

LAZIO – Klubi italian njoftoi ditën e sotme se skuadra do të izolohet, për shkak se disa lojtarë kishin dalë pozitivë në testin për COVID-19. LAzio nuk zbulonte shumë detaje, por bënte me dije se do të ketë sërish teste të lojtarëve.

Sytë ishin nga grupi i lojtarëve që do të zbrisnin në fushën e lojës në seancën e sotme para ndeshjes kundër Torino. Immobile është rikthyer, sikurse ka bërë edhe portieri Thomas Strakosha, Luiz Felipe, Lucas Leiva, Cataldi, Patric dhe Fares. të cilët qetësojnë trajnerin Inzaghi. /abcnews.al