Njeriu i momentit te Milani është Ante Rebic. Sulmuesi kroat me golat dhe lojën e tij të mirë ka bërë për vetë të gjithë popullin kuqezi. Ai numëron plot gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit në Seria A dhe është kthyer në një pikë kyçe për kuqezinjtë.
Rebic mbërriti në Milano në ditën e fundit të merkatos së verës nga Eintracht Frankurt, ku ndërroi vendet me Andre Silvën. 26-vjeçari erdhi në huazim për dy vite dhe tashmë drejtuesit e Milanit duhen të vihen në lëvizje nëse duan ta blejnë kroatin. Klubi gjerman kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij, ose do të pranojë ofertën e Fiorentinës.
Klubi nga Firenze mund të përfitojë nga kjo situatë. Në vitin 2018, Fiorentina e shiti sulmuesin tek Eintrachti për vetëm 2 milionë euro, por me një klauzolë. Ata mund ta riblejnë në të ardhmen Anten me një ulje që varion deri në 50% të vlerës së kartonit të tij. Pra, nëse Milan nuk paguan 40 milionë euro, atëherë Rebic mund të përfundojë te Fiore për 20 milionë euro. /abcnews.al