Inter “prek” kryesimin/ Skuadra zikaltër fiton 2-1 ndaj Fiorentina, por sa shumë polemika

schedule12:39 - 11 Shkurt, 2025

schedule 12:39 - 11 Shkurt, 2025

Një tjetër humbje mund të ishte fatale. Inter nuk ia lejon këtë vetes dhe shumë shpejt merr revanshin ndaj Fiorentinës. Skuadra zikaltër fitoi 2-1 në ndeshjen që mbylli javën e 24 të Serisë A, ndërsa i shtoi bensinë zjarrit të polemikave sa i përket arbitrave.

Në fakt goli i epërisë së Inter erdhi nga një goditje këndi e paqenë. Përsëritja e aksionit tregon qartë se topi kishte kaluar vijën.

Arbitrat në fushë nuk e panë, ndërsa sistemi VAR nuk mund të ndërhynte sipas protokollit, ndërsa në harkimin nga këndi, Pograncic ishte I pafat duke dërguar topin në rrjetën e tij.

Fiorentina reagoi, ndërsa në limitet e pjesës së parë barazoi shifrat nga pika e penalltisë. Mondragora goditi saktë, por edhe për këtë 11 metërsh ka shumë dyshime, në lidhje me prekjen e topit me dorë nga ana e Darmian.

Pas pushimit, të zotët e shtëpisë u kthyen shumë shpejt në epërsi. Arnautoviç shënoi golin e dytë, duke vulosur edhe fitoren Inter, që sulmon kreun e renditjes.

Asnjë minutë për Kristjan Asllanin në këtë ndeshje, por mesfushori kuqezi festoi me skuadrën e tij një sukses të rëndësishëm që e ngjit në kuotën e 54 pikëve në vendin e dytë të renditjes, vetëm 1 më pak se kryesuesit e Napolit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!