Duhet të ishte ndeshja e konfirmimit. Ajo që do të ngjiste Inter në vendin e parë dhe do të shpërblente parashikimet që i shohin zikaltërit si favoritë për titullin kampion në Serie A, porn ë të vërtetë rezultoi një dështim i vërtetë.
Inter u mund 3-0 në transfertën kundër Fiorentinës, në sfidën e prapambetur të javës së 14 të kampionatit italian.
Një mbrëmje për t’u harriar ajo e të besuarve të Inzaghit, që ishin në fushë vetëm në pjesën e parë.
Pas pushimit, të zotët e shtëpisë gjetën golin e epërsisë me Ranierin në minutën e 59-të.
Për reagimin e zikaltërve as që bëhet fjalë, ndërsa Fiorentina, shumë shpejt gjeti edhe golin e qetësisë.
Moise Kean dyfishoi shifrat për vendasit, duke ndezur festën në tribunat e stadiumit.
Ish sulmuesi i Juventus kurorëzoi ndeshjen e madhe personale dhe atë të Fiorentinës në limitet e kohës së rregullt.
Pas një gabimi të mbrojtjes, Kean I dha goditjen e “KO” Inter, duke vulosur fitoren 3-0 të Fiorentinës, që kthehet në garën për një vend në Champions sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Inter shpërdoron shansion e artë për të marrë vendin e parë, ndërsa në misionin për mbrojtjen e titullit kampion duhet të vazhdojnë ndjekjen ndaj kryesuesëve të Napolit./abcnews.al